Produktet
Nëpër vite, krijuam një gamë produktesh të cilat për nga cilësia dhe përpunimi janë ndër më cilësorët në tregun tonë
Dërrasë e verdhë me tre shtresa
Dërrasa me tri shtresa quhet edhe dërrasë e verdhë për shkak të shtresës së trashë të rrëshirës së melaninës me të cilën është e mbështjellë sipërfaqja, kurse shërben për impregnacion. Shpesh përdoret për ndërtimin e shtyllave të betonit, por gjithashtu është e përshtatshme edhe gjatë hedhjes së pllakës së betonit. Në kombinim me lidhjen për ndërtim, kjo dërrasë është jashtëzakonisht e lehtë për montim dhe demontim, duke e shkurtuar kështu në masë të madhe kohën që nevojitet për vendosjen e saj.

Struktura e dërrasës së verdhë përbëhet prej 3 shtresash të ngjitura në mënyrë të kryqëzuar me kornizë perimetrike në shtresën e mesme. Përdorimi i materialeve me cilësi të lartë si dhe procesi prodhues teknologjik optimal e bëjnë këtë prodhim jashtëzakonisht të sigurt gjatë përdorimit.
Karakteristika të dërrasës:

- Dru: Bredh/Dëllinjë
- Struktura: 3 shtresa të ngjitura në mënyrë të kryqëzuar me kornizë perimetrike në shtresën e mesme
- Trashësia: 21, 27mm
- Gjerësia: 500mm
- Gjatësia: 1000, 1500, 2000, 2500, 3000mm
- Paketimi: 40 tabela/paletë
- Prodhuar në përputhje me kërkesat e DIN 68705