Rreth Nesh
Që nga viti 2005, konsumatorët e shprehin kënaqësinë për gamën tonë të gjerë të produkteve me të cilat ndjekim trendet botërore në ndërtim. Ellkotehna është sinonimi për besnikëri ndaj konsumatorëve. Duke kuptuar dhe analizuar nevojat e qytetarëve maqedonas, e filluam përrallën e suksesshme me import të kompensatës rezistente ndaj ujit për hedhje të betonit. Nëpër vitet e zhvillimit, kemi krijuar një asortiment prodhimesh, që sipas cilësisë dhe përpunimit të tyre ngrihet mbi konkurrencën e tregut në Maqedoni.

Kompania “Ellkotehna” kultivon politikë që garanton pozitën udhëheqëse në ofertën e produkteve nga fusha jonë. Ne fitojmë besimin dhe besnikërinë e prodhuesve dhe konsumatorëve përmes importit të drejtpërdrejtë dhe përfaqësimit për të gjitha materialet që i ofrojmë në treg. Filozofia e mbijetesës së suksesshme e “Ellkotenës” bazohet në ndjekjen e vazhdueshme të trendeve globale në ndërtimtari, nëpërmjet dhënies së sugjerimeve dhe zgjidhjeve të cilat do t’i përmbushin pritjet e konsumatorëve.

Në rrugën për përmbushjen e strategjisë sonë për zhvillim, ekipi profesional i “Ellkotehnës” është gjithmonë këtu për Ju, me dëshirë të sinqertë që t’jua lehtësojë zgjedhjen.